FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli fiton ndaj Brighton dhe vijon rrugën drejt rekordit të pikëve (VIDEO)

Liverpooli vijon që të fitojë pavarësisht faktit se ka siguruar titullin kampion. Skuadra e Klopp fitoi 3-1 sonte në mbrëmje ndaj Brighton.

“The Reds” e nisën shumë vrullshëm sfidën dhe duke përfituar edhe nga gabimet në mbrojtje të vendasve, arritën të shënojnë dy gola shumë të shpejtë, me Salah në minutën e gjashtë dhe Henderson në të tetën, duke bërë që ndeshja të marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Vendasit shkurtuan diferencën në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq, pasi në të dytën Salah do të vuloste rezultatin në 1-3.Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 92 pikëve, teksa synon rekord pikësh deri në  fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?