FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli i Klopp i pandalshëm, Tottenham shkatërron Burnley-in (VIDEO)

Placeholder Image

Liverpooli s’ka ndërmend që të ndalet në Premier League, duke shkatërruar kundërshtarët që i dalin përballë javë pas jave. Të kuqtë sot mundën 3-0 në transfertë Bournemouth-in. Oxlade-Chamberlain zhbllokoi rezultatin pas 35 minutave lojë përpara se Keita të dyfishonte pak sekonda para fundit të pjesës së parë. Pas pushimit Mo Salah ka shënuar golin që ka vulosur fitoren për kryesuesit e Premier League që tani kanë shkuar në kuotën e 46 pikëve.

 

Tottenham ndërkohë mori një fitore spektakolare 5-0 ndaj Burnley-it. Harry Kane spikati me dy gola të shënuar, ndërkohë që Son shënoi një nga golat më të bukur të historisë së futbollit duke dribluar të gjithë ekipin kundërshtar. Lucas Moura dhe Sissoko ishin dy autorët e tjerë të golave që kompletuan suksesin 5-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?