Liverpooli kampion Bote, Firmino i jep fitoren në minutën e 99-të (VIDEO)

Liverpool arrin në majën e Botës. Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur që të fitojë 1-0 finale e Kupës së Botës për Klube ndaj Flamengos duke e zgjidhur ndeshjen vetëm në kohën shtesë.

Koha e rregullt nuk mundi të prodhonte asnjë gol, teksa skuadra braziliane i rezistoi më së miri yjeve të skuadrës angleze. Në minutën e 99-të, pas një sulmi të shpejt, Mane shërben në zonë për Firminon, i cili me një rrotullim në zonë arrin që të shënojë.

Skuadra braziliane tentoi deri në fund të shtesës së dytë që të gjente golin e barazimit, por nuk do të arrinte. Ky është titulli i parë botëror për skuadrën e Liverpoolit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?