Liverpooli kualifikohet për 1 minutë, Napoli mund me “poker” Genk (VIDEO)
Liverpool ka arritur të marrë një fitore 2-0 ndaj Red Bull Slazburg në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Me këto tri pike, The Reds e mbyllin në krye të grupit E. Ashtu siç pritej dueli në Austri ka dhuruar shumë emocione në 45 minutat e para. Minamino dhe Haaland në njërin krahë dhe Salah në tjetrin kanë shpërdoruar mundësi shumë të mira shënimi, por deri më tani nuk kanë gjetur ende rrjetën.
Pas pushimit miqtë ishin më insistues dhe goli i Keita ka lehtësuar gjithçka. Pak sekonda më vonë Salah ka shënuar një gol të rrallë me të djathtën duke siguruar fitoren e madhe.
Napoli ndërkohë e pati shumë të thjeshtë, duke fituar 4-0 ndaj Genk, duke siguruar kalimin në fazën tjetër në vendin e dytë. Skuadra e Ancelotti gjeti 3 herë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para, me të njëjtën autor, Milik, i cili duket i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme. Sulmuesi polak shënoi fillimisht pas një gafe të portierit të miqve, më pas nga një pasim nga krahu i djathtë, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë kthehu në gol një penallti. Në fraksionin e dytë, Mertens mori përsipër ekzekutimin e një tjetër 11-metërshi.
KOHA JONË SONDAZH

