Liverpooli merr 3 pikët e para pas pandemisë, mund me “poker” Crystal Palace (VIDEO)
Liverpooli merr fitoren e parë pas periudhës së pandemisë, duke thyer me lehtësi 4-0 Crystal Palace në duelin e javës së 31-të. Skuadra e Jurgen Klopp arriti që ta zgjidhte ndeshjen thuajse që në pjesën e parë.
Fillimisht Alexander-Arnold me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte. Në fundin e fraksionit të parë, Salah finalizoi mjaft mirë një pasim të Fabinhos.
Braziliani u bë protagonist në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar një gol spektakolar nga rreth 40 metra. Në minutën e 69-të, Mane ndërkohë finalizoi një sulm të shpejtë. Liverpooli ka 23 pikë avantazh ndaj City-it, por dhe një ndeshje më shumë, ndaj ende nuk mund të shpallet zyrtarisht kampion. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

