Liverpooli në ankth pas dëmtimit të Van Dijk, ja sa rrezikon
Liverpooli merr një goditje të rëndë për shkak të dëmtimit të Van Dijk. Qendërmbrojtësi holandez pësoi një tërheqje muskulore në humbjen 3-1 kundër Brentfordit të hënën në Premier League.
Fillimisht nuk u mendua për një problem serioz, por tani ekziston rreziku se holandezi mund të qëndrojë për disa javë larg fushës. Trajneri Jurgen Klopp është duke pritur i shqetësuar rezultatet e skanerit.
Van Dajk luajti vetëm 45 minuta në “Gtech Community Stadium” përpara se të zëvendësohej pas pushimit. Ndeshjet që ai rrezikon të mungojë nisin që në Kupën FA kundër Wolves më 7 janar, për të vijuar në Premier League kundër Brighton më 14 janar, Chelsea-t më 21 janar dhe Wolves më 4 shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

