Liverpooli nga një tjetër “planet”, mund edhe Manchester United (VIDEO)

Liverpooli është i pandalshëm gjatë këtij sezoni, duke fituar 21 nga 22 ndeshjet në total. Viktima e rashës e “The Reds” ishte Manchester United, duke i mundur 2-0.

Rekordmenët e këtij sezoni kaluan në avantazh me kapitenin Van Dijk, i cili kërcen më lart se Maguire dhe më pas e çon topin në rrjetë. Kjo është ndeshja e 22-të radhazi që Liverpooli shënon në kampionat duke vendosur rekord.

Në kohën shtesë, Alisson dha një asist magjik për Salah, i cili arriti që të shënonte përballë De Gea-s. Liverpool deri tani ka arritur të grumbullojë 64 pikë nga 66 të mundshme, me një golavarazh 52 gola të shënuar dhe vetëm 14 të pasur. Ndjekësi më i afërt është Manchester City, me një diferencë prej 16 pikësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?