Liverpooli nuk ndalet në merkato, kërkon portugezin e Wolves

Jurgen Klopp është në kërkim të një tjetër goditje në merkato pas Gakpo. Sipas “Sky Sports”, i pari në listën e lojtarëve që mund të përforcojnë mesfushën e Liverpool është portugezi Matheus Nunes.

24-vjeçari luan në Premier League me Wolferhampton, ku deri më tani ka bërë paraqitje të mira, por pa gjetur ende golin. Lajmi është konfirmuar dhe nga trajneri Klopp.

“Po e ndjekim. Ne dëshirojmë të firmosim me lojtarin e duhur që do të përforcojë mesfushën tonë”, tha më tej trajneri gjerman i Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Wolverhampton kërkon për Matheus Nunes, 50 milionë euro, por sipas “The Reds” kjo shumë është e tepërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?