FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli rigjen fitoren në Premier League, mund me përmbysje Bournemouth (VIDEO)

Liverpooli është rikthyer te fitoret në Premier League pas disfatës kundër Watfordit. Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 2-1 me përmbysje kundër Bournemouth.

Ndeshja nisi në “malore” për kampionët e Europës që e panë veten në disavantazh që nga minuta e 9-të. Pas një aksioni të bukur të miqve, Callum Wilson e pati të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Reagimi i Liverpoolit është i shpejt, teksa në të 25-n, Mane rrëmben një top në hyrje të zonës dhe më pas shërben për Salah, i cili do të realizonte me goditjet e tij karakteristike me të majtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

8 minuta më pas Van Dijk shërbeu një asist fantastik për Mane. Senegalezi nuk do të gabonte përballë portierit. Kjo ishte fitorja e 27-të në 29 ndeshje, duke u ngjitur në kuotën e 82 pikëve, 25 më shumë se City, por me dy ndeshje më shumë të luajtura. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?