Liverpooli zyrtarizon blerjen e parë në merkato, njihuni me 18-vjeçarin holandez (VIDEO)

Liverpooli ka zyrtarizuar blerjen e parë për këtë verë, i cili është Sepp van den Berg, një futbollist që njihet nga pak tifozë të Liverpoolit. Bëhet fjalë për një mbrojtës i ardhur nga skuadra e PEC Zwolle për shifrën e 1.5 milionë eurove, që me bonuse të ndryshme mund të arrijë shifrën e 5 milionë eurove.

 

Holandezi është konsideruar si një ndër talentet më të mëdha që mund të rritet edhe më shumë duke bashkëpunuar me Virgil van Dijk. Shumë mund të mendojnë që ai është një blerje që mund të rritet në ekipin e të rinjve, por trajneri Klopp mendon ndryshe, duke e angazhuar menjëherë në ekipin e parë. Pavarësisht moshës së re, 18-vjeçari është aktivizuar në 15 ndeshje gjatë sezonit të kaluar në Eredivise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjafton të kujtosh që ai është i kartërti nga futbollistët më të rinj që ka debutuar në Holandë. Konsiderohet si një mbrojtës modern, i gjatë 189 centimetra dhe shumë i shpejtë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?