Lojtarët e Juves priten si heronj në Torino, pas kualifikimit

Reali i Madridit nuk do të ketë mundësi të mbrojë titulloj kampion të Champions League. Juventus shkon në finalen e madhe të Berlinit, përballë Barcelonës. Juve barazoi 1-1 në “Santiago Bernabeu” dhe kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Torino. Ishin rreth 2 mijë tifozë të Juventus, të cilët pritën lojtarët bardhezinj në kthimin e tyre nga Madridi, qytetin në të cilin morën kualifikimin për në finalen e madhe të Champions League.

Në aeroportin e Caselle-s, fansat takuan idhujt e tyre dhe bënë sa më shumë “selfie” të mundeshin me futbollistët.

Juventusi barazoi 1-1 ndaj Realit në Santiago Bernabeu dhe kaloi me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në finale, ku do të luajë ndaj Barcelonës dhe do të kërkojë trofeun e tretë në histori të Ligës së Kampioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?