Lojtari i Arsenalit del pozitiv nga Covid-19 pas ndeshjes me City-in

3 futbollistë të skuadrës së Arsenalit nuk kanë mundur që të stërviten, pasi njëri prej tyre ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit. Pas humbjes javën e kaluar kundër Manchester City-it, rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira. Një futbollist doli pozitiv, ndërkohë që përveç tij përveç protokollit mjekësor janë izoluar edhe dy futbollistë të tjerë për një periudhë prej 14-ditësh.

Gjendja e tyre është e mirë, teksa emrat e tyre nuk janë bërë publike nga klubi i “topçinjve”. E vetmja gjë që është zbuluar nga mediat angleze, është fakti që ata kanë qenë të pranishëm në “Etihad” për duelin kundër City-it.

Kjo pengesë gjithsesi nuk do ta ndalë Arsenalit në kampionat, pasi protokolli parashikon se si veprohet në këto raste. Ndeshje e radhës do të jetë ajo e 25 qershorit kundër Southampton, teksa do të kryhen testime të tjera si për Arsenalin, ashtu edhe për City-in. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?