FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lorik Cana drejt divorcit me Lazio, mes Schalke e Marseille

Pasi siguruan pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, futbollistët e Lazios kanë marrë pushimet, por disa prej tyre nuk do të jenë më nën urdhrat e Piolit. Sipas mediave pranë klubit kryeqytetas, njeri prej tyre është Lorik Cana, i cili kërkohet nga dy klube jashtë Italisë: Olimpiku i Marsejës në Franë dhe Shalke 04 në Gjermani.  32-vjecari mësohet se dëshiron të provojë një eksperiencë të re në Bundesligë, për shkak të atmosferës së jashtëzakonshme që krijohet në stadiumet gjermane, madje është zbuluar se po kërkon shtëpi në Gjermani.

Lorik Cana mbërriti në Romë në vitin 2011 nga radhët e Gallatasarajit, që pranoi ta shkëmbente me portierin uruguajan Muslera. Gjatë tre sezoneve me fanellën bardhekaltër, kapiteni i kombëtares shqiptare ka luajtur 82 ndeshje në Serinë A, duke shënuar 2 gola, por edhe pse i ka mbetur edhe një vit në kontratë, e ardhmja e tij pritet të jetë jashtë Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?