“Loro Boriçi”, banorët bllokojnë nisjen e punimeve të stadiumit
Ndryshimet e bëra në projektin për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” kanë sjellë pakënaqësi tek banorët e shtëpive që do të prishen. Kryeministri Edi Rama i dha startin nisjes së punimeve pak ditë më parë dhe pohoi se asnjë shtëpi nuk do të prishet. Pas deklaratës së kryeministrit, inxhinierët ditën e hënë kanë prezantuar një tjetër projekt që përfshin prishjen e banesave. Banorët kërkojnë sqarime dhe dëmshpërblime nga qeveria shqiptare, pasi në të kundërt kërcënojnë se do ta pengojnë punimet për ndërtimin e këtij impianti. Banorët ditën e sotme kanë bërë zhvendosjen e disa blloqeve me betonë dhe lëvizjen e një prej skavatorëve që ishte për të nisur punimet. Banorët nuk kanë asnjë informacion për ndryshimin e projektit dhe kërkojnë që t’u jepet shpjegime për fatin e banesave dhe familjeve të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

