“Loro Boriçi” pas me kohën, Serbi-Shqipëri mund të luhet në Elbasan

Puna në stadiumin “Loro Boriçi” vazhdon. Natyrisht që sa u takon ritmeve me të cilat punohet, nuk mund të themi me saktësi nëse janë aty ku duhet për të kapur afatin kohor të përcaktuar për përfundimin e tij apo jo. Kjo, sepse pikësëpari, nuk ka një tabelë ku të shfaqet projekti i plotë, vlera e investimit, firma ndërtuese, investitori, data e fillimit të punimeve dhe ajo e mbarimit, ashtu siç ndodh zakonisht kur ndërtohet një objekt. Për më tepër, një objekt i një rëndësie të veçantë, siç është ky stadium.

 Rreth 50 punëtorë që po merren me punimet, po mundohen t’i bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur procedurat e shtrimit të hekurit dhe të armaturës për hedhjen e betonit në bazamentin e tribunës qendrore. Një proces i tillë me shumë siguri do të zgjasë deri në ditët e para të qershorit. Më pas firma ndërtuese do të ketë katër muaj kohë në dispozicion, për ndërtimin e tribunës së re, të tribunës pas porte, në rregullimit të të gjitha ambienteve brenda dhe jashtë stadiumit.

Ndërkohë, janë hequr dy prej kullave të ndriçimit, të cilat fillimisht u tha se do shkonin në “Selman Stermasi”, por në fakt, vazhdojnë të jenë të çmontuara në pistën e “Loro Boriçit”. Natyrisht që do vihet sistemi i ri i ndriçimit dhe po ashtu do të shtrohet edhe tapeti i ri i fushës dhe bashkë me të do të bëhet edhe dranazhimi i saj. Këto procese kuptohet që duan kohën e vet, e cila në fakt nuk është në favor të mbarimit në kohë të punimeve, në mënyrë që më 9 tetor Shqipëria të presë Serbinë në këtë stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?