Luan sot kundër Partizanit, trajneri i Sherif Tiraspol: E kemi detyrim kualifikimin

Trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoran Zekic, në konferencën për shtyp pata ndeshjes me Partizanin e pranoi se në skuadrën e tij ka patur ndryshime të mëdha, që janë reflektuar edhe në paraqitjet në Europë.

“E kam ndjekur Partizanin në dy përballjet ndaj Qarabagut. E di që ka ndryshuar stilin e lojës me trajnerin e ri që ka ardhur. Luan shumë mirë në mbrojtje. Njoh Solomonin, sepse ka luajtur në Kroaci. Për dy ndeshje kemi ndryshuar shumë lojtarë. Kemi vetëm 20-30 ditë që luajmë bashkë. Ndonjëherë dhe unë nuk e di çfarë pres nga ekipi tim”, tha fillimisht tekniku i moldavëve.

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi, luan me këtë skuadër, teksa trajneri Zekic për shqiptarin thotë: “Nëse Latifi luan siç ka luajtur me Skënderbeun 2 vite më parë, do të jetë super për ne. E kam parë duke luajtur 3 vite më parë në kampionatin shqiptar. Pati shumë probleme tek Akademia Pushkash, sepse nuk luajti shumë. Ai ka kohë, por unë nuk kam kohë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me eliminimi i mundshëm nga Partizani, ai thekson: “Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë. E di që problem mund të jetë edhe koha. Mund të jetë nxehtë. Dimë që edhe tifozët këtu janë të zjarrtë. Sa i përket rezultatit, nuk mund të them asnjë gjë. Shpresoj që ekipi im të luajë futboll. E di që do të ketë shumë presion edhe pas ndeshjes. Kualifikimi është një detyrim për ne. E dimë që luajmë kundër një trajneri që është italian dhe ka shumë taktikë në lojën e tij. Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?