FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luciano Moggi parashikon çfarë do ndodhë në Juventus-Atletico Madrid

I intervistuar nga “Tuttomercatoweb.com”, Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka besim se bardhezinjtë kanë të gjithë kohën dhe mundësitë për ta përmbysur humbjen 2-0.

“Në fazën me eliminim direkt, ndeshjet zgjasin 180 minuta, prandaj koha për të rikuperuar nuk mungon. Unë mbaj mend që Juventusi im ka përmbysur shumë ndeshje, prandaj duke qenë se diçka të tillë e kemi në ADN, nuk kuptoj pse nuk mund ta bëjë skuadra e Allegrit. Atletico vërtet fitoi, por në fund tregoi se nëse e sulmon, vuan shumë. Edhe Juventusi nuk ka kaluar një periudhë pozitive së fundmi. Tani i duhet të rikuperojë forcat psikologjike dhe fizike dhe në ndeshjen e kthimit do ta shihni se në fund Juventusi do ta përmbysë dhe do të avancojë më tej”, deklaroi ish-drejtuesi i Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?