Luftëtari shqiptar hedh për 10 sekonda në tapet kundërshtarin, shikoni pamjet (VIDEO)

Luftëtari shqiptar Bernardo Sopai është treguar i pamëshirshëm ndaj Julian Lopez në ndeshjen për titullin MMA. Dueli nuk shkoi më shumë se 10 sekonda me Sopai që gjeti të papërgatitur Lopez dhe me një grusht në fytyrë hodhi në tapet kundërshtarin.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e arbitrit të sfidës, ndërkohë që fieraku kërkoi të vazhdonte sulmin ndaj Lopez.

Në këtë formë, Sopai mbrojti me sukses titullin duke e zgjidhur sfidën me siguri shumë më shpejt nga sa e kishte menduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?