Luftëtari tregon “dhëmbët” ndaj Teutës, merr një fitore surprizuese (VIDEO)
Luftëtari shkakton surprizën e parë në javën e 23-të, teksa ka fitua minimalisht 1-0 ndaj Teutës në Gjirokastër. Në minutën e 32-të, Donald Rapo ka përfituar nga hezitimi i mbrojtjes së Bledi Shkëmbit për të larguar topin dhe e ka dërguar në rrjetë.
Teuta u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit veçanërisht në pjesën e dytë. Durrsakët kishin mundësinë e artë për të vendosur baraspeshën nga pika e bardhë, por Progni do të ndalet për mrekulli nga portieri Ruci, i cili i kuptoi krahun.
Me këtë fitore, Luftëtari mbetet në vendin e 7-të, por në kuotën e 25 pikëve. 6 më shumë se Kastrioti i vendit të 9-të. Teuta mbetet në vendin e 2-të me 39 pikë, në pritje të ndeshjes së Kukësit kundër Kamzës.
KOHA JONË SONDAZH

