Luiza Gega kualifikohet në finalen e garës 3000 metra me pengesa në Berlin

Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 m me pengesa të Evropianit të Atletikës, që do të zhvillohet këtë të diel në Olimpiashtadion të Berlinit. Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, pas zviceranes Schlumpf me kohën 9 minuta 33 sekonda e 11 të qindat, kohë që është larg rezultatit të saj më të mirë.

Në finalen e garës së 3000 m me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdonjërës prej dy baterive kualifikuese dhe 5 kohët e tjera më të shpejta.

Luiza Gega arriti që të pozicionohej brenda këtyre 5 vendeve të para dhe e ruajti atë gjatë gjithë kohës, duke siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në finalen e garës së 3000 m me pengesa, ku ajo do të tentojë të fitojë medalje për të pasuar suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare ku, fitoi medaljen e artë pikërisht në garën e 3000 m me pengesa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?