FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku snobon Mourinhon: Tani jemi ndryshe, të gjithë buzëqeshim

Nëse Manchester United po kalon një formë fantastike një meritë të madhe ka trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka zëvendësuar Jsoe Mourinhon. Strategu norvegjezë ka fituar 9 ndeshje, duke barazuar vetëm një. Tashmë vendi i katërt nuk është më një utopi, teksa në një intervistë për “Canal +”, Romelu Lukaku ka pranuar se puna e trajnerit të ri ka ndryshuar klimën në skuadër, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe thumbimet ndaj Mourinhos.

“Është ndryshe, është një klimë pozitive krejt ndryshe nga më parë. Njerëzit buzëqeshin, kur zbresim në fushë të gjithë argëtohemi. Gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Diferenca duket në stërvitje, gjatë ndeshjeve përgatitore, pasi futbollistët duan të tregojnë më të mirën e tyre. Vlerat teknike nuk mund të vihen në diskutim. Ajo që vlen më shumë është shpirti i grupit”, deklaroi Lukaku duke ju referuar klimës aspak pozitive kur në krye të ekipit ishte Mourinho. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?