FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulaj rinovon kontratën me Kukësin deri në vitin 2022

Kukësi ka vendosur të zgjatë kontratën me mbrojtësin Bruno Lulaj, që do ta mbajë veshur fanellën blu të nënkampionëve të Shqipërisë deri në vitin 2022.

Trajneri Skënder Gega e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit të tij, ndaj klubi ka vendosur ta “blindojë” me kontratë dyvjeçare futbollistin e ditëlindjes 1995.

Njoftimi i Kukësit

Swiss Digital Desktop Reklama

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Bruno Lulaj për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera!

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtësit 25-vjeçar i përfundoi kontrata këtë verë dhe pas një diskutimi me drejtuesit e klubit, u vendos për rinovimin e saj edhe për 2 sezone të tjera!

Lulaj u afrua te Kukësi verën e shkuar ku zhvilloi 31 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 15 prej tyre si titullar. Në Kupën e Shqipërisë, Lulaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës! Suksese Bruno!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?