Macja e zezë shkakton kaos, pushton fushën në sfidën e Premier League (VIDEO)

Fusha e lojës shpesh herë pushtohet nga tifozët, por edhe nga kafshë të ndryshme, duke filluar nga qeni e deri te macja. Ditën e sotme në Premier League  gjatë sfidës së Everton me Wolves, një mace e zezë ka vrapuar rreth e qark fushës për rreth dy minuta duke ndërprerë ndeshjen.

“Goodison Park” e priti me humor këtë surprizë teksa lojtarët në fushë e kanë shfrytëzuar ndalimin e lojës për të rikuperuar pak energji.

Pas ndeshjes, e cila u fitua 3-1 nga Wolves, trajneri Espirito Santo është shprehur: “Macja e zezë? Në Portugali, vendlindja ime, macet e zeza janë ters, kështu që shpresoj të mos shoh më mace të zeza nëpër fusha”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?