“Magjistari” Lionel Messi i jep fitoren Barcelonës ndaj Atleticos (VIDEO)
Barcelona ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në trasnfertën ndaj Atletico Madrid duke ju bashkuar Realit në krye të La Ligas. Los Colchoneros nuk arritën që të gjenin rrugën e rrjetës në 45 minutat e para falë një super Ter Stegen, i cili bën dy pritje shumë të bukura.
Në krahun tjetër edhe Oblak nuk qëndron spektatator. Gjithsesi 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, pas një aksioni personal, Lionel Messi arriti që të shënonte golin e fitores.
Kjo është fitorja e parë në “Wanda Metropolitano” për ekipin e drejtuar nga Valverde. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

