FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maldini: S’kemi negociuar me Modric, të gabojmë sa më pak në merkato

Pak surpriza, strategjikë dhe i qartë. Paolo Maldini nuk jep asnjë lajm të bujshëm për merkaton e kuqezinjve, madje ka mohuar edhe një interesim të mundshëm për Luka Modric.

“Kërkojmë futbollistë të rinj e të fortë, por edhe me eksperiencë që mund t’i ndihmojnë të rrite. Një si Modric do të ishte perfekt, por nuk kemi pasur trattiva me te. Kemi nevojë për disa përforcime në role të caktuara. Nëse kërkon lojtar me kualitet, ata janë të kushtueshëm. Kemi shumë futbollistë nën vëzhgim, me karakteristika të ndryshme.

Nuk duhet të nxitojmë për të gabuar sa më pak. Futbollistët e mirë janë edhe në ekipet që bien nga kategoria apo në kampionate të niveleve jo të larta (i referohet Bennacer nga Empoli). Në fillim të merkato çmimet janë të larta, por me kalimin e kohës ulen. Ideja është që të bëjmë të lumtur trajnerin. Duhet të gabojmë sa më pak të jetë e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani është pas, por transferimet mbyllen më 2 shtator dhe deri atëherë ka kohë për të bërë të tjera lëvizje. Duam që t’i japim trajnerit sa më parë një ekip të kompletuar”, deklaroi Maldini. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?