FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maliqi me klub striptizmi në fanellë, argëtim falas pas fitoreve

KF Maliqi në Kategorinë e Dytë shqiptare ka tashmë një sponsor të ri në fanellën e vet për pjesën e mbetur të sezonit. Skuadra e cila lufton për ngjitjen në Kategorinë e Parë ka bërë ndryshimin kohët e fundit duke vendosur në fanellë një klub striptizmi.

Drejtuesit e një lokali në Korçë, kanë gjetur akordin me skuadrën për vijimin e këtij sezoni. Emri i lokalit të natës gjendet në fanellat e Maliqit dhe skuadra ka luajtur dje me to, ndërsa ka marrë një premtim për shpërblimet e fitoreve.

“Platinum promovon jetën e shëndetshme sportive dhe argëtimin. Kënaqësi që KF Maliqi mban logon tonë. Ekipi përfiton argëtim falas pas çdo fitoreje. Suksese Çuna!”, shkruhet në faqen e lokalit të natës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?