Mamurrasi mundet 3-0 nga Partizani, Besëlidhja “sulmon” Tërbunin

Mamurrasi, ndonëse e humbi miqësoren me Partizanin, 3-0, beson se është në udhën e duhur, për përmbushjen e objektivit në fund të këtij sezoni. Trajneri Stavri Nica në këtë miqësore testoi më tepër disa lojtarë që ai mendon se i duhen për pjesën e dytë të garës. Portieri Sejdo është në provë, ndërsa ka marrë konfirmimin Bytyç. Mamurrasi nuk e ka mbyllur merkaton, ndërkohë që miqësorja e së premtes mbyllet me fitoren e te kuqve. Kjo miqësore është luajtur paraditen e së premtes në Kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë. Autorë të golave për Partizanin ishin serbi Raçiç, i cili shënoi me një 11- metërsh dhe një dygolësh e realizoi Vatnikaj. Në Kategorinë e Parë, në Grupin A, ku bën pjesë Mamurrasi, i duhet të fitojë betejën me ekipet e tjera rivale për kreun, si Tërbuni i Pukës dhe Besëlidhja e Lezhës. Besëlidhjes, i janë bashkuar  së fundmi edhe dy futbollistë të tjerë, portieri Bejte dhe mesfushori Bekim Erkoçeviq, që vijnë nga ekipi rival i Tërbunit, dhe i kanë hedhur firmat e tyre në kontratë me klubin lezhjan. Po ashtu pritet që t’i bashkohet Besëlidhjes edhe sulmuesi serb, Kosta Bajiç. Presidenti Gjok Noka është shprehur i vendosur për të mos u ndalur në blerjet e janarit deri kurë skuadra të kompletohet ashtu siç duhet.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?