Man. United, 48 mln euro për Kane

Sezoni i shkëlqyer që ka zhvilluar në Premier League e kanë shndërruar sulmuesin 21-vjeçar të Tottenham Hotspur, Harry Kane, ndër më të kërkuarit në merkato. Një nga klubet e mëdha që synon të sigurojë shërbimet e xhevahirit të futbollit anglez është Manchester United.

Sipas mediave angleze, Kane, i cili muajin e kaluar u shpall nga Federata e Futbollit lojtari i ri më i mirë i vitit, është i pari në listën e dëshira të trajnerit të Djajve të Kuq, Louis Van Gaal, për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e United mësohet se janë gati të shpenzojnë 40 milionë Stërlina për kartonin e Kane, i cili është klthyer në një pikë referimi edhe në kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Harry Kane, ka realizuar 20 gola në 32 ndeshje me Tottenhamin në Premier League, ndërsa 10 gola të tjerë i ka realizuar në kompeticionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?