Man. United, 56 mln Euro për Karim Benzema

E ardhmja e sulmuesit francez Karim Benzema mund të mos jetë në radhët e Realit të Madridit. Los Blancos e kanë humbur besimin e madh që kanë pasur te 27-vjecari dhe drejtuesit e Realit shikojnë te Benzema një opsion shumë të mirë për të mbushur arkën. Për futbollistin e përfaqësueses franceze interesohen dy klube angleze pikërisht Manchester United dhe Arsenali që me shumë mundësi pritet ti shpallin luftë njëra-tjetrës për të marrë shërbimet e sulmuesit. Djajtë e Kuq dëshirojnë të zëvendësojnë Radamel Falcaon pikërisht me Karim Benzemanë dhe janë gati ti ofrojnë Realit për francezin plot 40 milionë Paund, rreth 56 milionë Euro. Trajneri i Manchester United Louis Van Gaal e pëlqen sëtepërmi 27-vjecarin dhe dëshiron me cdo kusht ta ketë atë në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm. Por për të mbrritur te Benzema klubi nga Old Trafford nuk duhet të bindë vetëm Realin të lejojë largimin e tij por duhet të mposhtë edhe konkurencën e rivalëve të Arsenalit. Trajneri i topcinjëve Arsene Ëenger ka shfaqur interes për ish sulmuesin e Lyonit edhe në të kaluarën por këtë verë do të bëjë gjithcka për ta transferuar atë në skuadrën e tij. Ashtu si United edhe Arsenali është i gatshëm të ofrojë 40 milionë Paund për bomberin francez, por për të parë se te cila skuadër do të jetë e ardhmja e Benzema-së duhet të presim hapjen e merkatos së transferimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?