Manaj është i pafat, dëmtohet në stërvitje nga Muntari

Rey Manajn po e ndjek fati i keq. Sulmuesi i kombëtares sonë ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e sotme. Ai ka lënë seancën stërvitore përgjysmë dhe pritet të mësohet edhe shkalla e dëmtimit. Shkak për këtë është bërë një ndërhyrje e ish-mesfushorit të Milanit, Suley Muntari.

Për Manajn ky është dëmtimi i dytë, pas atij që pësoi në takimin ndaj Granadës, ku humbi dhe ndjenjat në fushë. Aktualisht lushnjari ka realizuar 5 herë në kampionat me Albacete-n, duke e ndihmuar këtë të fundit të gjendet në krye të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?