Manchester United ëndërron yllin e Barcelonës në merkaton e verës

Pasi nuk mundën që të transferonin Frenkie de Jong në verë, Manchester United është rikthyer për të trokitur sërish në derën e Barcelonës. Klubi anglez është shumë i interesuar për Ansu Fatin, edhe pse do të jetë e vështirë të bindë klubin blaugrana që të shesë një nga yjet e tij, por që po vuan për shkak të konkurrencës në fazën sulmuese.

Gazeta “Sport” raporton se “Djajtë e Kuq”, duan një sulmues të profilit të lart, ndërkohë që në merkato nuk është se ka shumë opsione. Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Manchester United dhe mund të favorizojë operacionin, ndoshta me opsionin e huazimit me kusht (klauzola 1 miliardë anulon çdo mundësi për një transferim të përhershëm).

Përballja në Ligën e Evropës mes dy klubeve mund të jetë një mundësi e mirë për të folur për këtë lëvizje të mundshme, edhe pse nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?