Mancini: Edhe nëse do të shkonim në Kupën e Botës, Argjentina do ta fitonte sërish
Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini ka folur së fundmi për për “Radio Kiss Kiss Napoli” në lidhje me Kupën e Botës.
“Kampionati Europian ishte një emocion për të gjithë, gjithmonë kam besuar në të dhe kam shpresuar të fitoj. Por ndonjëherë për ta bërë këtë, duhet të kesh pak fat dhe disa lidhje astrale në anën tënde. Momenti më i vështirë? Me Austrinë sigurisht.
Nëse do të kishim shkuar në Kupën e Botës, Argjentina do ta kishte fituar gjithsesi trofeun. Është e drejtë për Messin, ai e meriton. Por shpresa jonë ishte që të mund të bënim përshtypje të madhe”, deklaroi Mancini.
KOHA JONË SONDAZH

