Mancini fjalë prekëse për Viallin: Humba një vëlla, shpresoja në një mrekulli

Kanë punuar së bashku për shumë vite dhe së fundmi shpallën kampion Europe Italinë. Po flasi për Roberto Mancinin dhe Gianluca Viallin. Strategu i Italisë e ka përjetuar shumë keq largimin nga jeta të ish-sulmuesit.

“Nuk kam qenë shumë mirë gjatë orëve të fundit. Kjo është një humbje shumë e madhe për mua, për familjen e tij dhe mbi të gjitha, për futbollin italian. Humbas një vëlla, shpresoja në një mrekulli.

U takuam, folëm dhe ai ishte në humor e kjo më lehtëson disi. Marrëdhënia jonë ishte ndërtuar mbi respektin dhe dashurinë dhe miqësinë. Ai ishte lumturi dhe kështu duhet ta kujtojmë”, tha Mancini në një mesazh të shpërdarë nga Federata Italiane e Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?