Mandzukic letër për largimin: 4 muajt e fundit s’e ndryshojnë dashurinë për Juven!
Mario Mandzukic nuk ka qenë një futbollist i zakonshëm te Juventusi. Sulmuesi kroat ishte një luftëtar i vërtet në fushë duke fituar zemrat e tifozëve bardhezi. Pas 4 muajsh, ku mbeti jashtë ekipi për shkak të preferencave të trajnerit Sarri, ai vendosi që të transferohej në Katar, po kjo nuk ka ndryshuar aspak qëndrimin e tij. Sulmuesi kroat ka falënderuar të gjithë tifozët me një postim në rrjetet sociale.
“Është e pamundur të përmbledhësh 4 vite e gjysmë në një lamtumirë të thjeshtë, por shpresoj që ta keni parë pasionin tim për këtë klub. Një falënderim i madh për Alegrin dhe Marotën, që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub. Ka qenë një privilegj të luaja për këtë ekip, dhe muajt e fundit nuk do ta ndryshojnë respektin dhe dashurinë për Juventusin. Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kam pasur në këto sezone. Më pëlqeu vërtet çdo betejë e vetme me ju dhe ne kemi fituar shumicën e këtyre betejave!
Nuk do t’i harroj të gjitha fitoret dhe trofetë, rezultat i cilësisë, punës së palodhur dhe shpirtit të ekipit. Një falënderim i madh edhe për trajnerët, stafin mjekësor, fizioterapistët dhe çdo person tjetër që shqetësohet nëse lojtarët e Juventus janë në kushtet më të mira për të qenë të suksesshëm. Dhe në fund, falënderimi më i madh për tifozët e mrekullueshëm që janë arsyeja e vërtetë pse klubi është kaq i madh dhe i suksesshëm.
Unë vërtet e kam vlerësuar mbështetjen që më treguat që nga dita e parë. Si përfundim, jam përpjekur gjithmonë të bëj çmos për Juventusin, ju uroj më të mirën! Dhe për mua, është koha për një kapitull të ri”, ka shkruar Mandzukic.
KOHA JONË SONDAZH

