Maradona i impresionuar nga Ronaldo: Ai është kafshë dhe magjistar

Messi kundër Cristiano Ronaldos është një nga duelet më tërheqëse në 10 vitet e fundit. Ata kanë fituar “Topa të Artë”, Champions League, kampionate dhe kanë luftuar në distancë me gola dhe magji në fushën e lojës. Pas fitores së Juventusit ndaj Atletico Madrid, me tripletën e portugezit, përqindjet janë shtuar në favor të tij. Diego Maradona edhe pse është argjentinas, nuk e kursen admirimin për Ronaldon.

“Ka lojtarë që janë prekur nga shkopi magjik. E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenar me Messin që është nga vendi ynë dhe se nuk zgjodhi Spanjën, por ai tjetri është një kafshë. Ronaldo ka një potencial të madh, pasi deklaroi se do të shënonte tre gola, dhe këtë gjë e realizoi”, deklaroi Maradona duke i surprizuar të gjithë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?