FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maradona: Ju dukem i vdekur? Jam më gjallë se kurrë!

Diego Armando Maradona e përjetoi shumë triumfin dramatik të Argjentinës përballë Nigerisë. Në fillim festa e papërmbajtshme për golin e avantazhit të Leo Messit, më pas tensioni për një ndeshje që u komplikua dhe në fund gjesti që shkaktoi polemika në golin e Rojo-s dhe problemet shëndetësore gjatë sfidës shumë të vuajtur, ku u nevojit edhe ndërhyrja e mjekëve.

Pas asaj mbrëmje të çmendur, “Pibe de Oro” iu rikthye normalitetit, duke u shfaqur në programin “La Mano del Diez”, (Dora e Dhjetës) në televizionin Telesur, ku i siguroi të gjithë se është mirë.

“Dua ti bëj të ditur të gjithëve se jam më i gjallë se kurrë. Folën për barrela dhe ambulanca. Në internet qarkulluan gënjeshtra të pakuptimta. E kuptoj zilinë, por është e papranueshme të thuhen gënjeshtra”, deklaroi legjenda argjentinase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?