Maradona: Tani fillon Botërori, Messi do të shkëlqejë
Diego Maradona beson se Kampionati Botëror 2018 mund të jetë ende turneu i yllit të Argjentinës, Lionel Messi. “Albicelestët’ vuajën shumë për të kaluar në fazën tjetër pas fitores ndaj Nigerisë, por tashmë, legjenda beson se ata do të shkojnë larg.
“Po, natyrisht, mund të jetë (i Messit). Ky është vetëm fillimi. Tani fillon dhe luhet Botërori i vërtetë. Askush nuk mund të tërhiqet më, ekipet duhet të sulmojnë, nëse jo, më së shumti do të shkoni te penalltitë”.
Spanja? Uroj që t’iu jepet mundësia të përballen në këtë Botëror. Jam me shpresë se Argjentina do të përparojë në këtë turne, por ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar.
Unë kam shumë respekt për Francën. Edhe Spanja nuk do ta ketë të lehtë kundër Rusisë. Tani është koha kur të gjithë lojtarët i vënë plotësisht në punë motorët e tyre. Ëndrra e tyre është të fitojnë Kupën e Botës dhe tani duhet ta provojnë”, tha Maradona për gazetën “Marca”.
KOHA JONË SONDAZH

