“Marca”/ 5 arsye përse Messi është një “hije” në Kupën e Amerikës

Argjentina siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, teksa të premten në mbrëmje fitoi me lehtësi ndaj Venezuelës. Albicelestët kanë një problem të madh gjatë këtij edicioni, pasi Lionel Messi është një hije e vërtet fushë në të gjitha ndeshjet. Të gjithë e dinë se “Pleshti” mund të shpërthejë sa hap e mbyll sytë për të udhëhequr të besuarit e Lionel Scaloni-t drejt kupës, por kjo duket e vështirë që të ndodhë për disa arsye sipas gazetës Marca.

Fushat në gjendje skandaloze

Messi është ankuar për gjendjen e fushave në Brazil këtë verë dhe këto ankesa i ka përsëritur pas fitores me Venezuelën. “Kam vuajtur me gjendjen e fushës, nuk dal dot përpara, topi duket si një lepur,” është shprehur ai. Padyshim që ai ka të drejtë dhe nuk është i vetmi që ka shprehur pakënaqësitë, por lojtarët e nivelit të tij mund të bëjnë magjira edhe në fusha të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’ka partner për të bashkëpunuar në sulm

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse Scaloni e ka ndryshuar formacionin e tij në sulm në mënyrë konstante, Messi nuk ka qenë në gjendje të formojë një partneritet me askënd, qoftë ky Aguero apo Martinez. Mesa duket Lo Colso ishte lojtari me të cilin është marrë vesh më mirë, por ai ishte në stol ndaj Venezuelës. Me Agueron dhe Lautaro Martinez në disa raste humbasin vazhdimisht topa, duke mos arritur që të mbyllin aksionet sulmuese.

Pak i përfshirë në ndeshje

Messi nuk është përfshirë aq sa ka dëshirë. Ai ka shënuar vetëm një gol dhe ai ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. “Prania e Messi-t në fushë na ka ndihmuar shumë. Ai kontribuon si brenda ashtu edhe jashtë fushe,” shprehet Scaloni. Gjithsesi fakti që ai vrapon shumë pak, është shumë i dukshëm. Kur mungon dhe kualiteti si te Barcelona, bëhet edhe më i dukshëm.

Një qershor për t’u harruar

Messi ka mbërritur në Brazil pas një mbylljeje jo të mirë të sezonit me Barcelona-n ku humbi finalen e Kupës së Mbretit si dhe u eliminua nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League. Brazili mund të jetë ndeshja ideale që Messi të shpërthejë, teksa do të luhet në fillim të muajit korrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?