“Marca”/ Ronaldo telefonon James Rodriguez, e do te Juvja

Cristiano Ronaldo ka telefonuar James Rodriguez dhe po përpiqet ta bindë atë që t’i bashkohet Juventusit në verën e ardhshme. Në muajt e fundit, portugezi e mohoi që ka pasur kontakte me kolumbianin, por gazeta “Marca” shkruan se ai ata kanë vijuar kontaktet me njëri-tjetrin.

Bavarezët kanë në dorë që ta ushtrojnë klauzolën e blerjes së parashikuar në marrëveshjen me Real Madridin, por për momentin kjo gjë duket e pamundur.

James do të kthehet në shtëpinë e bardhë, ku ëndërron të jetojë një fazë tjetër, pas asaj të pafat nga vitit 2014 deri më 2017. Gjithsesi do të jetë e vështirë, pasi te Real Madrid nuk ka shumë hapësira, teksa edhe Isco në shumë ndeshje ka përfunduar në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?