FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Marca” vlerëson Sadikun: Një surprizë e bukur për Malaga-n

Gazeta më prestigjioze në Spanjë “Marca” ka vlerësuar Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rigjetur formën e tij optimale në Spanjë me transferimin te Malaga në Segunda Division, gjatë verës së shkuar.

Sadiku ka arritur të realizojë 7 gola në këtë kampionat me skuadrën andaluziane dhe Marca duke analizuar paraqitjet e sulmuesit shqiptar thekson se Sadiku është një surprizë e bukur në këtë edicion madje ka kaluar edhe pritshmëritë.

“Marca” shkruan se paraqitjet që po bën Sadiku, janë surprizuese pasi nuk pritej duke menduar paraqitjet që ka bërë dikur me Levanten. Megjithatë, në Spanjë janë skeptikë për paraqitjet e Sadikut nga fakti se i ka dhënë skuadrës pak pikë. Drejtuesit e Malagës kanë nisur nga puna për të gjetur edhe një tjetër sulmues që mund të bëjë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?