Marotta: Gabimi më i rëndë i sistemit VAR, mirënjohje për Icardin

Administratori i deleguar i Interit, Marotta e konsideron një gabim të rëndë episodin e shënuar në finalen e sfidës Fiorentina-Inter.

“Kemi pësuar një dëm të pakorrigjueshëm, do të kishte qenë ndryshe situata nëse vendimi i arbitrit do të kishte ardhur pas minutës së pestë të lojës. Jam i indinjuar, sepse futbolli italian ka implementuar sistemin VAR me qëllimin e vetëm për të ulur marzhin e gabimeve njerëzore, por me sa duket i gjithë sistemi duhet riparë.

Për Interin ky është një dëm që nuk zhbëhet dot dhe shpresoj që të mos rezultojë fatal në objektivat e rezultateve që duam të arrijmë. VAR-i duhet të garantojë vendime objektive, prandaj gabimi i Abissos është i pabesueshëm, ndoshta më i madhi që kur kemi futur teknologjinë në lojë. Dhe nuk dua të justifikoj askënd me idenë e presionit të ndeshjes dhe tensionit, duhet parë me vëmendje pozicioni i atyre që mbajën përgjegjësi për një episod të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa u takon deklaratave të Wanda-s? Duke parë ndeshjen e fundjavës ndaj Fiorentinës, dua të theksoj mirënjohjen time për të gjithë skuadrën e Interit. Për Icardin kam vetëm një këshillë përgjithësuese, u fol shumë për këtë çështje, është më mirë nëse ndalojmë së foluri”, deklaroi Marotta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?