FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marotta: Shpresoj që Barcelona mos e blejë Lautaron, Dybala ishte pranë Interit …

Administratori i Interit, Beppe Marotta ka bërë një analizë të merkatos së Intert që pritet të jetë shumë e ndezur. Një nga temat më të diskutuara është ajo e të ardhmes së Lautaro Martinez, ndërkohë që ai nuk ka ngurruar që të flasë edhe për futbollistë të tjerë.

“Nuk e di se çfarë mendojnë, ndoshta kanë edhe alternativa. Unë shpresoj që Barcelona të mos paguajë klauzolën e Lautaros.

Chiesa- Fiorentina ka shumë pritshmëri ekonomike, ndaj edhe nuk kemi pasur diskutime me ta”, ka thënë Marotta në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, teksa Commiso kërkon 70 milionë uro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej nuk mungoi një koment edhe për Dybala: “Është një nga talentet më të mëdhenj. Sezonin e kaluar ekzistonte mundësia që të vinte. Tashmë ai shihet si një lider i madh në të ardhmen te Juventusi. Icadi? Bëmë një zgjedhje taktike sezonin e kaluar, dhe e respektuam edhe tani”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?