Marrin fund dilemat, Interi rinovon me yllin e ekipit

Interi i ka dhënë fund zërave që e shikonin Milan Skriniar larg Serisë A vitin e ardhshëm. Kjo sepse Skriniar është një nga elementët për të kërkuar në Kontinentin e Vjetër.

Qendërmbrojtësi sllovak do të përfitojë 3 milionë euro në vit deri në vitin 2023 kur i skadon dhe marrvëeshja aktuale. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, firma është çështje ditësh dhe palët e kanë arritur akordin në parim.

Skriniar është lojtari më i kërkuar nga skuadra e Spaletit, ndaj Interi ka vendosur të marrë masa menjëherë, që të mos e humbi lehtë xhevahirin e tij, që tashmë vlen jo pak, por plot 100 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?