Massimiliano Allegri, rinovim kontrate dhe dyfishim i pagës

Sezon fantastik i Juves. Kampion i Seria a, si dhe finaliste e UEFA Champions League dhe e Kupës së Italisë. Nga vërshëllimat e muajve të verës në Vinovo në finalen e Berlinit. Sezoni i parë i Massimiliano Allegrit te Juventusi ka ardhur gjithmonë në rritje dhe mund të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Te Juventusi janë shumë të kënaqur me punën e trajnerit që në fillim të sezonit pasoi në drejtimin e skuadrës Antonio Conten dhe drejtuesit siç edhe e ka bërë shpesh të ditur drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Beppe Marotta nuk dëshirojnë të fillojnë sezonin e ri me një trajner në skadencë kontrate.

Marrëveshja aktuale e Allegrit me Juven përfundon në Qershor të 2016-s, dhe në shtëpinë bardhezi kanë nisur që tani punën për rinovimin e kontratës me trajnerin livornez. Së shpejti do të realizohet një takim mes Allegrit dhe drejtuesve ku me siguri trajneri 47-vjeçar do të hedhë firmën mbi kontratën e re. Dy janë mundësitë, e para rinovimi deri në vitin 2018 dhe e dyta që Allegri të firmosë deri në 2017-n me opsion zgjatjen e kontratës edhe për 1 vit tjetër. Sigurisht që nga marrëveshja e re ish tekniku i Milanit do të përfitojë një rritje page. Nga 2 milionë Euro që derdh në llogarinë e tij aktualisht Allegri që nga sezoni i ardhshëm do të fitojë 3,5 milionë Euro në vit. Një shpërblim i merituar ky për Max Allegrin duke parë sezonin e shkëlqyer që ka zhvilluar Juventusi. Bardhezinjtë përveçse kanë fituar kampionatin për të 4-tin vit radhazi kanë siguruar edhe dy finale atë të Kupës Italisë dhe mbi të gjitha të Uefa Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?