Mavraj: Reja si babai ynë, në qershor kemi pasur gjithmonë probleme

Mërgim Mavraj është rikthyer në kombëtare, edhe pse nuk do të luajë në ndeshjen e parë. Mbrojtësi ka folur sot në konferencën për shtyp nga Durrësi, duke komentuar edhe afrimin e trajnerit të ri, Edy Reja.

“Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizojë këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqendrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe.

Reja? Duket simpatik, i qetë. Është si babai ynë. i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet në kombëtare? Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë nuk kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultatin vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilla para ndeshjes me Islandën? Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 lidera, nuk është vetëm një.

Miqësoret e vjetshme? Në qershor kemi pasur gjithmonë probleme në miqësore dhe kanë qenë katastrofë. Besoj se premtimi është që gjithmonë do të mundohemi të kënaqim tifozët tonë dhe ky është qëllimi i Federatës dhe Kombëtares. Duam t’ua tregojmë të gjithëve këtë gjë.

E ardhmja? Do të jem maksimalisht i fokusuar dhe i motivuar. Ku do të luaj nuk është vetëm në dorën tonë. E ndjej veten mirë dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Nuk ka qenë vetëm dështim. Erdha në janar dhe duke pasur parasysh këto 6 muajt e mia, nuk ka qenë një vit jo i pasukseshëm. Kanë ndodhur shumë gjëra, por për mua ka rëndësi si i dola zot kësaj situate. E kalova këtë fazë me vetëbesim”, deklaroi Mavraj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?