Mbappe nuk rinovon me PSG për shkak të … Realit

PSG nuk po i bind “yjet” e skuadrës, madje shumë prej tyre po mendojnë të largohet nga kryeqyteti francez.

Rabiot, Buffon dhe Dani Alves po largohen, ndërsa Neymar po flirton me Barcelonës, duke projektuar kthimin në “Camp Nou”. Por jo vetëm kaq. Edhe futbollisti simbol i kësaj skuadre, Kylian Mbappe, kërkon të gjejë një skuadër tjetër të madhe për të përmbushur ambiciet e tij.

Sikurse shkruan prestigjiozja spanjolle, Marca, kampioni i botës nuk dëshiron të zgjatë kontratën me PSG-në, me aktualen që i përfundon në vitin 2022. Edhe pse drejtuesit e PSG duan ta blindojnë talentin 20-vjeçar për të larguar klubet e mëdha që interesohen për të, pozicioni i tij është shumë i lëkundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes pretendentëve spikat Reali i Madridit, me presidentin Florentino Perez që është hedhur në aksion për të ndërtuar një skuadër “galaktike”, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?