Mbappe vlen 250 mln euro, Reali e do verën e ardhshme
Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar një artikull me titull “Le vrai Prix de Mbappé” (“Çmimi i vërtetë i Mbappé-së). Sulmuesi PSG mbërriti në kryeqytetin francez dy vjet më parë në formë huazimi, me opsion blerjen. Kryeqytetasit, pas sezonit të parë, që konfirmoi talentin francez “yll” të futbollit botëror, paguan 145 milionë euro për kartonin e tij, pra klauzolën e vendosur në kontratë. Mbetën për t’u paguar edhe 35 milionë euro, për të plotësuar shumën 180 milionë euro në total, për të cilën të dy klubet ranë dakord. Të gjithë kanë menduar se kjo shumë (35 milionë euro) do të paguhej në formën e bonuseve në bazë të ndeshjeve të luajtura apo arritjeve të sulmuesit ë fushën e blertë, por nuk është kështu.
“L’Equipe” ka zbuluar se 35 milionë euro Monaco do t’i përfitojë në dy raste: Nëse PSG vendos për të shitur lojtarin para përfundimit të kontratës së tij në vitin 2022 ose në rast se parizienët vendosin t’i rinovojnë kontratën. Kjo do të thotë se skuadra nga Principata mund të mos e përfitojë këtë shumë vetëm në rast se Mbappe largohet si lojtar i lirë, çka është praktikisht e pamundur që të ndodhë. Sipas medieve franceze, në rast se dikush troket në derë për të negociuar për Mbappé duhet të jetë gati për të shpenzuar një shifër marramendëse mes 230 dhe 250 milionë euro. Një shifër më e madhe krahasuar me shumën që PSG pagoi për Neymar (222 milionë euro).
Në planet e Realit- Skuadra madrilene asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e madhe për ta pasur në skuadër, por tifozët e kësaj skuadre duhet të presin verën e ardhshme për ta parë me fanellën e “galaktikave”. “Los Blancos” nuk kanë ndërmend që të hyjnë në bisedime me skuadrën franceze gjatë kësaj vere, teksa do të prezantojnë një ofertë bindëse verën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

