FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbërrin Franca, Pogba pushtohet nga tifozët shqiptarë

Sot rreth orës 13:30, francezët kanë zbritur në Rinas, ndërsa janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për në hotel “Sheraton”. Në pritjen e francezëve në aeroportin “Nënë Tereza”, përveç medieve, nuk kanë munguar edhe përkrahësit e kësaj kombëtareje. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Dechamps janë stërvitur më pas, rreth orës 18,00, në “Qemal Stafa”.  Tifozë të shumtë kanë nxituar drejt emrave të njohur të futbollit në arenën ndërkombëtare. Më të kërkuarit ishin lojtarët e Juves, Paul Pogba dhe Patrick Evra, të cilët nuk kanë kursyer as auto-grafët për tifozët shqiptarë. Por, fjalët për mediet kanë munguar. Duke nisur nga futbollistët e deri te trajneri Dechamps, askush nuk ka folur për gazetarët shqiptarë. Franca do të qëndrojë e akomoduar më tepër se 48 orë në Shqipëri. Do të kryejë dy seanca stërvitore. E para u zhvillua sot dhe e dyta nesër në po të njëjtin orar, në tapetin e stadiumit “Qemal Stafa”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?