Mbërrin kombëtarja franceze për ndeshjen me Shqipërinë

Kombëtarja franceze dhe delegacioni i Federatës Franceze të Futbollit kanë mbërritur në Shqipëri për ndalesën e fundit të kualifikueseve të Euro 2020.

Ata mbërritën në aerportin “Nënë Tereza” mesditen e sotme. Ndërsa janë nisur me autobus drejt hotelit ku do akomodohen për të qëndruar deri në momentin e zhvillimit të ndeshjes mbëmjen e së dielës.

Autobusi shoqërohet nga forca të shumta të RENEA-sqë do shoqërojnë autobusin drejt hotelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?