FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrëmja e mallkuar për Ribery, del nga fusha i dëmtuar dhe i vjedhin shtëpinë

Mbrëmja e së mërkurës nuk ishte aspak e mbarë për Frank Ribery, i cili do të dilte nga fusha për shkak të një dëmtimi në kavilie. Lajmet e këqija nuk përfunduan këtu për të, teksa hajdutët kishin bërë kërdinë në shtëpinë e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, që ka nisur hetimet. Për Ribery një shqetësim më shumë, në kohën kur duhet të rikuperojë kavilien e dëmtuar për sfidën kundër Cagliari. Nga shtëpia që ndodhet në kodrat e Bagno në Ripoli janë grabitur disa orë dore e bizhuteri ari për një vlerë që duhet ende të përllogaritet.

Pas sfidës së fituar 2-1 kundër dukalëve, tekniku i Fiorentinës ka sqaruar edhe gjendjen fizike të Ribery: “Ka marrë një goditje të fortë, të shohim si do të jetë kur të rifillojmë stërvitjen. Lojtarët e mëdhenj kanë rikuperim të jashtëzakonshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?